Jo vetëm Salah, edhe Alisson Becker tundohet nga oferta prej Arabisë Saudite

Jo vetëm Salah, edhe Alisson Becker tundohet nga oferta prej Arabisë Saudite

Sipas Foot Mercato, Al Nassr është i interesuar për nënshkrimin e Alisson Becker.

Portieri brazilian është tunduar nga Arabia Saudite dhe dëshiron një sfidë të re.

Do të ishte një goditje e rëndë për Liverpoolin në Alisson largohet, duke ditur se kanë mbetur pak ditë nga fati kalimtar.

Braziliani është padyshim njëri ndër portierët më të mirë në botë për momentin dhe zëvendësimi i tij do të ishte i pamundur, pavarësisht se sa para do të merrnin Reds.

Mediumi francez raporton më tej se Al Nassr është tejet i interesuar për transferimin e Alisson dhe se pritet të bëhet oferta për të dyja palët.

Kontrata aktuale e gardianit brazilian te Liverpooli skadon në vitin 2027. /telegrafi

Share This