Mbappe, Reali u vë flakën rrjeteve sociale
Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, Real Madrid trondit botën sociale me një postim në të cilin njofton lajme të rëndësishme që do të mësohen gjatë ditës së nesërme.
Fjalë për fjalë u ka vënë flakën rrjeteve sociale, duke tërbuar fansat.
Të gjithë menjëherë menduan për Kylian Mbappé, i cili sipas “Bild” do të fitojë 70 milionë në Madrid në 5 sezone, dhe komentet vërshuan, por siç shpjegon “Marca”, në vend të kësaj do të jetë shpallja e një sponsori të ri që do të shfaqet në fanellat e ‘Los Blancos’.