Mourinho preferon drejtimin e kësaj skuadre
Jose Mourinho u shkarkua nga Roma më 16 janar dhe aktualisht është i papunë.
Sipas “Daily Mail”, portugezi ka shprehur dëshirën për të qenë sërish trajner i Manchester United.
“Ambicia e tij është të kthehet tek Unitedi. Ai mendon se ka punë të papërfunduar dhe misioni i tij është të kthehet atje”, ka zbuluar një burim i afërt me “Special One”.
Mourinho mbërriti tek Manchester në vitin 2016 për të zëvendësuar Luis Van Gaal. Ai fitoi tre tituj në sezonin e tij të parë (Community Shield, Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës) përpara se të shtonte një të katërt sezonin e ardhshëm (Kupën FA), si dhe të renditej në vendin e dytë në Premier Ligë (19 pikë mbrapa Manchester Cityt).
Pavarësisht rinovimit të kontratës deri në vitin 2021, ai u shkarkua në dhjetor të 2018-ës për “objektiva të paplotësuara sportive” dhe mbi të gjitha për mosmarrëveshje me pronësinë dhe disa lojtarë.