Në vikend zhvillohen ndeshjet e Kupës, ja kush e gjykon derbin Gjilani – Prishtina
Këtë vikend rikthehet futbolli kosovar me ndeshjet e 1/8 finale të Kupës së Kosovës.
Vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku ndeshen Gjilani e Prishtina dy pretendentë këta për ta fituar këtë trofe. Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati, shkruan Ballkani.info.
Një ndeshje joshëse është ajo që luhet të dielën ku ndeshën Trepça ’89 e Llapi derisa gjyqtari kryesor do të jetë Valon Bajgora.
Më poshtë gjeni orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të Kupës:
Çiftet dhe gjyqtarët
E shtunë
Suhareka – Prishtina e re (Dardan Çaka)
Feronikeli – Malisheva (Mentor Ajeti)
Vjosa – 2 Korriku (Genc Nuza)
Gjilani – Prishtina (Visar Kastrati)
E diel
Trepça ’89 – Llapi (Valon Bajgora)
Dukagjini – Dinamo (Alban Shala)
Drita – Rilindja 74 (Mërvan Bejtullahu)
Ballkani – Vëllaznimi (Ilir Mehmeti).