E kryer/ Armando Broja largohet nga Chelsea, mbetet në Premier League
Armando Broja me ekip të ri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, e ka mbyllur për momentin me Chelsean, teksa do të vazhdojë sezonin tek Fulhami.
22-vjeçari po kryen testet mjekësore dhe pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi si futbollisti më i ri i Cottagers.
Drejtuesit e Fulhamit kanë arritur marrëveshjen me homologët e Chelseat për huazimin e Brojën deri në fund të sezonit.
Një huazim i pastër për të cilin Fulhami do të paguajë 4 mln paund në arkat e “Bluve të Londrës”.
Broja shpreson të marrë minuta dhe të rigjejë formën e tij më të mirë dhe golat tek ekipi i ri, i treti për të në ishull pas Chelseat dhe Southamptonit.
Gjatë këtij sezoni zhvilloi 19 ndeshje në total me skuadrën e Pochettinos (8 si titullar), duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës.