Elshani: Vëllaznimin do ta kthejmë në majat e futbollit
Qemail Elshani është futbollist i ri i skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.
Mesfushori nga Drenasi vendosi të largohet nga Suahreka dhe të bëhet pjesë e klubit kuqezi.
Pas këtij transferimi, Elshani ka thënë se organizimi i mirë ka bërë që ai të pranon ofertën e Vëllaznimit.
“Duke parë një super organizim nga një kryesi korrekte e shumë punëtore, ju njoftoj se kam arritur marrëveshje me njërën nga skuadrat më të mëdha dhe më me traditë në futbollin kosovar KF Vëllaznimi. Bashkë do të punojmë fort që Vëllaznimin ta kthejmë në majat e futbollit kosovar ashtu siç i ka hije”, ka thënë Elshani, i cili e ka falënderuar edhe ish-klubin që luajti në sezonin vjeshtor, Suharekën.
“Dua të falënderoj kryesin e FC Suhareka për këta muaj të kaluar së bashku dhe që me marrëveshje të dyanshme kemi shkëputur kontratën. Klubit i dëshiroj shumë suksese e mbarësi në vazhdim të kampionatit”, ka deklaruar Elshani.