Carlo Ancelotti: E kuptoj Xavi-n, por…
Carlo Ancelotti ka folur jo vetëm për Real Madridin, por edhe për Barcelonën gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafes.
Trajneri i Real Madrid shprehu fjalë mirëkuptimi për kolegun e tij Xavi Hernandez i cili së fundmi njoftoi se do të largohet nga Katalonja në fund të sezonit.
“Unë dua të them vetëm një gjë, pa bërë krahasime. Ne bëjmë një punë fantastike, presioni është normal. Dhe unë i respektoj të gjithë, fjalët e tyre dhe mendimet e tyre. Qoftë Xavi apo dikush tjetër. E kuptoj vendimin e Xavi”, shpjegoi ai.
“Në fillim të karrierës sime, në Serinë B (Reggiana) e kisha shumë të vështirë të menaxhoja stresin, deri në atë pikë sa t’i thosha një prej ndihmësve të mi se nuk do t’ia dilja deri në vitin 2000. Dhe ja ku jemi, në vitin 2024. Pak nga pak mësohesh dhe e kupton që presioni është karburanti për ta bërë punën më mirë”.