“Mallkimet” e Brojës dërgojnë “Blutë” në “ferr”, Liverpool “shijon” kryesimin e Premier League
Duket se “bomberit” tonë, Armando Broja nuk i ka pëlqyer aspak qëndrimi për gjithë 90’ minutave, të përballjes ndaj Liverpool, saqë “Blutë” i kanë zënë “mallkimet” e 22-vjeçarit të sulmit.
Kështu mund të përshkruhet me pak ironi mbrëmja e kësaj të mërkure, për skuadrën e Chelsea, e cila është mundur me rezultatin e thellë, 4 me 1, nga “Të Kuqtë” e Liverpool, në supersfidën e javës së 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Diogo Jota, Conor Bradley, Dominik Szoboszlai e Luis Diaz kontribuan secili me nga një gol, në minutat 23’, 39’, 65’ e 79’-të, për fitoren e madhe të djemve të Jurgen Klopp, në “mitikun” e tyre, “Anfield Road”, ndërsa të shënuar golin “e nderit”, në radhët e “Bluve të Londrës” mendoi “fantazisti” francez, Christopher Nkunku, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71’-të të pjesës së dytë, transmeton abcnws.
Siç shihet qartazi edhe nga titulli falë kësaj fitoreje të madhe, “Të Kuqtë” e Liverpool “shijojnë” të qetë kryesimin në kampionatin anglez të futbollit, Premier League, teksa tashmë kanë siguruar një shkëputje prej 5 pikësht, ndaj ndjekësve më të afërt të Manchester City, ndërsa “Blutë” e Chelsea mbeten në vendin e 10-të të tabelës, me vetëm 31 pikë.