Atletico vuan por në fund feston ndaj Rayo Vallecanos
Atletico Madridi ka shënuar fitore në frymën e fundit me rezultat 2:1 ndaj Rayo Vallecanon, në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të të kampionatin spanjoll.
Derbi i Madridit i takoi vendasve.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, është aktivizuar në minutën e 65-të.
Ai u paraqit për 25 minuta për Vallecanon.
Reinildo (35′) e Depay (90+1′) shënuan për Atleticon dhe Garcia realizoi në minutën e 42-të për Vallecanon.
Atletico zë vendin e tretë me 47 pikë e Vallecano është në të 13-tin me 24 sosh.