Lincoln Red Imps – Ballkani, ja kush e ndan drejtësinë

Lincoln Red Imps – Ballkani, ja kush e ndan drejtësinë

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjes së kthimit në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës. Ballkani e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Të enjten, dy skuadrat do të zbresin në fushë për ndeshjen e kthimit, teksa suharekasit synojnë të mos mposhten në udhëtim për të kaluar në “play-off” të Ligës së Konferencës.

UEFA tanimë i ka bërë delegimet e gjyqtarëve për sfidat kthyese të raundit të tretë.

Gjyqtari norvegjez, Kristoffer Hagenes do të jetë kryesore, derisa ndihmësit e tij janë Anders Olav Dale dhe Oystein Ytterland.

Share This