Laporta synon të kthejë Frank Rijkaard te Barcelona
Nuk ka kohë për të humbur. Pas vendimit të Xavi-t, i cili njoftoi se synon që të largohet nga pankina e Barcelonës në fund të sezonit, është hapur zyrtarisht konkursi për të gjetur kandidatin më të mirë për një rol kaq delikat dhe të mbushur me presion.
Emri i fundit është vërtet i bujshëm: sipas asaj që raporton Radio MARCA, presidenti Joan Laporta synon t’i besojë sërish një trajneri që e njeh shumë mirë, më saktë Frank Rijkaard.
Holandezi drejtoi ekipin katalanas midis viteve 2003 dhe 2008, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2006 dhe duke hedhur themelet për punën e Pep Guardiolës.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Ajax-it, megjithatë, nuk e ka ndërmend të rikthehet në fushë: pas Barçës ai ka drejtuar vetëm Galatasaray-in dhe kombëtaren e Arabisë Saudite, nga e cila u largua në vitin 2013. Më shumë se dhjetë vjet pa punuar pavarësisht propozimeve të shumta; Rijkaard e ka refuzuar propozimin, por nuk e ka mbyllur derën plotësisht. Nëse ai vendos të kthehet, ndihmësi i tij mund të jetë Marco van Basten.