Boston nuk fal në Lindje, humbasin sërish Lakers, rikthehen Warriors

Boston nuk fal në Lindje, humbasin sërish Lakers, rikthehen Warriors

Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA e këtij sezoni, duke mbajtur rekordin më të mirë me 37 fitore dhe 11 humbje.

Celtics fituan përsëri, së fundmi 129-124 ndaj Indiana-s, në një sfidë të ekuilibruar. Të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 17 pikë, ku u dallua i zakonshmi Tatum me 30 pikë.

Boston dominoi në gjysmën e parë të sfidës, duke shkuar në 15 diferencë dhe më pas administroi deri në fund fitoren, duke e mbyllur me pikë diferencë.

Celtics shkojnë në 5 fitore më shumë se vendi i dytë në Lindje, që mbahet nga Milwaukee.

Share This