Sassuolo mund Genoan dhe Udinesen në garën për Kumbullën
Çështje orësh dhe Marash Kumbulla do të jetë një lojtar i Sassuolos.
Sipas medieve italiane mësohet se të dy klubet si Roma edhe Sasuolo janë të interesuara që të finalizojnë këtë transferim të përkohëshëm të lojtarit.
Mësohet se Kumbulla do të transferohet në klubin e Sassuolos nëpërmjet formulës së huazimit të thjeshtë për 6 muaj. Ekipi nga Emilia-Romanja nuk ka asnjë detyrim për lojtarin, i cili pas këtij afati kohorë do të kthehet në Romë.
Siç dihet verdhekuqtë po tentojnë të bëjnë diçka në orët e fundit të merkatos, por kushtet e vështira financiare i detyrojnë që të “lirohen” prej disa pagave të lojtarëve.
Kështu në dalje janë edhe futbollistë si Beloti apo Shomurodov, të cilët do t’i bëjnë vend afrimit të Baldanzit.