Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Poloni
Ndonëse bileta më e lirë kushton 2 mijë lekë të reja, të gjitha janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Poloni, e cila do të luhet më 10 shtator në stadiumin “Air Albania”.
Do të jenë 20 mijë tifozë për të mbështetur kuqezinjtë në këtë sfidë, ku një fitore e mundshme do të afronte shumë kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm.
Më 7 shtator fillimisht Kombëtarja shqiptare, që ndodhet në vendin e dytë në grup, do të luajë në transfertë ndaj Çekisë së vendit të parë, ndërsa 3 ditë më vonë kundër Polonisë, që ndodhet në vendin e tretë, ndeshje që shihet vendimtare për fatet e të dy ekipeve.