Peja mposht skuadrën malazeze në ndeshjen e parë
Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën Ballkanike.
Pas fitores ndaj Lovqenit, javën e kaluar në “Karagaçi”, Peja të martën mbrëma e mposhti skuadrën tjetër nga Mali i Zi, Plevla.
Ndeshja e luajtur në Plevla, në praninë e pak shikuesve, përfundoi me fitoren e Pejës me rezultatin 85:76.
Skuadra pejane fitoren e siguroi në çerekun e fundit. Çereku i parë përfundoi 21:17 për skuadrën vendase. Pas çerekut të dytë, Plevla ishte në epërsi me rezultat 52:45.
Vendasit ishin në epërsi edhe pas çerekut të tretë, 66:62, ndërsa në të katërtin Peja shfaqi shumë më tepër për të shënuar fitore në fund.