Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, lëndohet portugezi
João Félix u lëndua në stërvitje këtë të martë dhe do të mungojë në ndeshjen e Barcelonës me Osasunan.
Sipas informacioneve të publikuara nga klubi katalan, sulmuesi portugez ka ndrydhur ligamentin e jashtëm anësor të kyçit të këmbës së djathtë.
Lojtari i huazuar nga Atletico e Madridit ka alternuar fillimin dhe qëndrimin në stol në ndeshjet e fundit, por ka qenë opsion startues për Xavin në ndeshjen kundër Villarrealit në fundjavë.
Barcelona thotë se futbollistit do të rivlerësohet për të përcaktuar kohën e pushimit.