Rashford shtiret si i sëmurë, Manchester United e gjobit me 760 mijë euro
Gjobë për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, i cili do të duhet të paguajë mbi 760 mijë euro, sa paga e dy javëve, për mungesën në stërvitje duke u shtirur si i sëmurë.
Rasti shpërtheu një ditë pas fitores në Kupën e Anglisë kundër Newport, ndeshje që sulmuesi anglez e humbi zyrtarisht për shkak të padisponueshmërishë.
Por sigurisht që kishte arsye të tjera pas mungesës së tij, ishte menaxheri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, i cili la të kuptohet: “Është një çështje e brendshme dhe do ta trajtojmë në orët e ardhshme”.
Tabloidët u kujdesën për të zgjidhur misterin duke publikuar fotografi të natës së kaluar nga Rashford në Belfast, më pak se 48 orë para ndeshjes së Kupës. Një seri imazhesh që dokumentuan, moment pas momenti, relaksin e qendërsulmuesit të United, në shoqërinë e mikut të tij futbollist (aktualisht i lirë) Ro-Shaun Williams.
I thirrur urgjentisht në seli për një takim kokë më kokë me drejtuesit dhe trajnerin e tij, një falje, e kërkuar edhe për shokët e skuadrës, nuk mjaftoi që Rashford të shmangte gjobën e rëndë, e justifikuar edhe me episode të tjera joprofesionale të kohëve të fundit.
Edhe tifozët e United duket se e kanë humbur durimin, por e ardhmja e Rashford-it, i lindur në 97-ën, mbetet e lidhur me Old Trafford, edhe në sajë të një kontrate të sapo rinovuar deri në vitin 2028, me një pagë vjetore që i kalon 12 milionë euro. Këtë sezon Rashford ka luajtur 26 ndeshje, duke shënuar vetëm 4 gola.