Prishtina dhe Besir Ramadani ndajnë rrugët

Prishtina dhe Besir Ramadani ndajnë rrugët

Skuadra më e trofeshme në vend FC Prishtina ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me mbrojtësin shkupjan Besir Ramadani.

Ramadani që erdhi stinorin e kaluar të bardhekaltrit nuk i ka arsyetuar pritshmëritë dhe me një marrëveshje të dyanshme është vendosur që ai të mbetet lojtar i lirë, shkruan Ballkani.info.

Lajmin e ka dhënë vet skuadra e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.

“Me kërkesën e futbollistit, dy palët kemi arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës, për çka mbrojtësi nga Shkupi është futbollist i lirë”, ka shkruar FC Prishtina.

Share This