Zidane thotë jo, trajneri francez refuzon kombëtaren e njohur
Zinedine Zidane thotë jo, duke vazhduar kështu pushimet.
Trajneri francez, i cili nuk trajnon një skuadër që nga periudha kur drejtonte Real Madrid, u kontaktua në orët e fundit nga kombëtarja e Algjerisë, me këta të fundit që janë në kërkim për një zëvendësues të teknikut Belmadi, i shkarkuar pas zhgënjimit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Nga Franca bëjnë me dije se përfaqësuesja e njohur do të duhet të vendosë ëndrrën sërish në sirtar, pas refuzimit të menjëhershëm të Zidane.
51-vjeçari është në pritje të ndonjë ofertë nga ndonjë skuadër në vitin 2024, pasi më parë kishte refuzuar kombëtare si Brazili apo SHBA.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se “timonieri” do rikthehet shpejt në botën e futbollit, me alternativat që janë të shumta. Se ku do firmosë trajneri Zidane, na mbetet të presim e të shohim.