Ballkani zyrtarizon rikthimin e Meriton Korenicës
Ballkani përmes një video të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook ka zyrtarizuar rikthimin e Meriton Korenicës në klub.
Në shtator të vitit të kaluar, Korenica e kompletoi transferimin në Turqi tek Manisa pas një aventure trevjeçare me Ballkanin.
27-vjeçari në fakt e nisi mjaft mirë aventurën e tij tek Manisa duke u adaptuar shpejtë me stilin e lojës së ekipit turk dhe duke zënë një vend në formacionin e trajnerit.
Ky rikthim i Korenicës është një lajm shumë i mirë për tifozët e klubit të Ballkanit, sidomos duke marrë parasysh garën e ngushtë për titull me Llapin dhe Dritën.
Gjatë periudhës së parë si lojtar i Ballkanit, Korenica kishte dëshmuar një formë mjaft të lartë andaj edhe transferimi i tij në Evropë u bë realitet.
Në 122 ndeshje të luajtura me Ballkanin, Korenica ka shënuar 23 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.