“Gati të zëvendësoj Xavin”, fjalët e 44-vjeçarit tërbojnë drejtuesit e Barçës
Xavi nuk do jetë më trajneri i Barcelonës në sezonin e ardhshëm.
Ish-kapiteni i skuadrës katalanase, bëri publik pas humbjes 3-5 me Villarealin vendimin e tij për ta mbyllur me klubin e zemrës në vërë.
Shtypi spanjoll po përmend emra të shumtë në lidhje me pasuesin e Xavit, ndërkohë që në këtë çështje është përfshirë edhe Rafa Marquez, ish-kapiteni legjendar i Meksikës.
44-vjeçari, pjesë e Barcelonës në vitet 2003-2010, aktualisht drejton ekipin e dytë të Barçës prej verës së vitit 2022.
Në lidhje me mundësinë e zëvendësimit të Xavit, ish-mbrojtësi u shpreh:
“Sigurisht që nuk do të thoja jo, nuk refuzohet një shans i tillë. Nëse kjo ndodh, do të përpiqem të jem i gatshëm dhe të bëj më të mirën time”.
Fjalë që nuk janë pëlqyer aspak nga drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës sipas katalanases Sport.es.
Që thekson se në klub janë zemëruar shumë me trajnerin meksikan.