Mediumi i njohur turk: Galatasaray ka nisur negociatat për Vedat Muriqin

Mediumi i njohur turk: Galatasaray ka nisur negociatat për Vedat Muriqin

Gjiganti turk Galatasaray është duke tentuar transferimin e qendërsulmuesit së Mallorcas Vedat Muriqi.

Klubi turk ka ndarë rrugët me sulmuesin Bakambu dhe e shohin kosovarin si zëvendësuesi adekuat qysh në këtë afat dimëror.

Mediumi turk “mynet” raporton se Galata ka shprehur interesim serioz për shërbimet e qendërsulmuesit, që gjithashtu është ndarë i lumtur me këtë interesim dhe nuk do ta mohonte një rikthim të mundshëm në Turqi.

Megjithatë, një marrëveshje mes dy klubeve është vështirë që të arrihet pasi te Mallorca, Vedat Muriqi është ylli kryesor dhe mungesa e tij që disa muaj shkaku i lëndimit është vërejtur tejet mase.

Muriqi vlerësohet rreth 15 milionë euro në “Transfermarkt”, ndërsa raporti shton se Galata ka nisur negociatat me Mallorcan me shpresën që ta zbresin këtë vlerë.

Ende nuk dihet nëse një marrëveshje e tillë mund të arrihet, që mund ta shoh Muriqin të rikthehet në Turqi, mirëpo te rivali i përbetuar i ish klubit Fenerbahce, shkruan nacionale.

Në rast të rikthimit, Muriqi do të krijojë një dyshe sulmuese pranë Mauro Icardit me synimin që ta mbrojnë titullin kampion si dhe të vazhdojnë “luftën” në Ligën e Evropës.

Share This