Nga Klopp te Flick, nis “gjuetia” për post Xavi, 6 emra në tryezën e Laporta-s
“Në fund të këtij sezoni do të largohem nga Barcelona”, kjo ishte deklarata e bujshme e Xavi-t menjëherë pas humbjes së rëndë 5-3 të pësuar në shtëpi nga Villareal.
E ardhmja e Xavit lakohej prej kohësh, pozitat e tij këtë sezon u vendosën shpesh në dyshim, por për të qartësuar ambientin mendoi vetë trajneri, i cili ashtu si Klopp deklaroi përpara kohe largimin e tij.
Kaq ka mjaftuar që të gjithë mediat spanjolle tani të merren për të gjetur pasuesin e Xavi-t:
“Kasting për post Xavi”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë. Sipas të përditshmes spanjolle janë të shumtë kandidatët që mund të marrin vendin e tij, nga Thiago Motta te Klopp, për të vijuar me Sergio Conceiçao, Hansi Filck dhe Arteta, por dy ëndrrat e mëdha janë dy ish trajnerë Luis Enrique dhe Pep Guardiola. Këto janë dhe dy profilet më të ndërlikuar pasi bëhet fjalë për dy trajnerë që janë në krye të Man.City dhe PSG, dy klube të mëdha.
Me Barcelonën që është mbërthyer nga kaosi, gara për titull në La Liga është spostuar vetëm ndërmjet Girona dhe Real Madrid. Girona mposhti 0-1 në transfertë Celta Vigo-n duke mbajtur kreun në kuotën e 55 pikëve, një më shumë se Real Madrid, por ekipi i Ancelottit ka një ndeshje më pak. /BW/