Interi mposht Fiorentinën, rikthehet në krye

Interi mposht Fiorentinën, rikthehet në krye

Interi ka bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës, duke mundur Fiorentinën, me rezultat 0-1, të dielën në kuadër të Serie A.

Të besuarit e Simone Inzaghit, ia dolën që nga Firenca të kthehen më pikët maksimale në një sfidë interesante, anipse u shënua vetëm një gol.

Ylli argjentinas Lautaro Martinez (14’), realizoi golin e fitores pas asistimit të mesfushorit shqiptar Kristjan Asllanit.

Pas kësaj fitore, Interi rikthehet në krye të tabelës me 54 pikë, një më shumë së Juventusi, kurse, Fiorentina renditet e pesta me 34 sosh.

Share This