Lojtarët e Barcelonës duan rikthimin e Luis Enrique-s

Lojtarët e Barcelonës duan rikthimin e Luis Enrique-s

Trajneri dhe legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka njoftuar se do të largohet nga stoli në fund të sezonit.

Media të shumta kanë nisur të spekulojnë se kush do ta pasojë dhe mediumi Sport katalanas pretendon se lojtarët duan rikthimin e Luis Enrique, trajnerit aktual të PSG.

Kujtojmë se Enrique drejtoi Barcelonën nga viti 2014 deri në 2017 dhe fitoi nëntë trofe me të.

Ai ishte gjithashtu trajner i Romës dhe Celta Vigos dhe trajner i Spanjës.

Share This