Spektakël me 7 gola në “Air Albania”, Skënderbeu thyen Tiranën. Vllaznia barazon me Partizanin
Tirana thyhet në “Air Albania”, ndërkohë që përfundon në barazim 1-1 Vllaznia-Partizani.
Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu. Fitore fantastike e skuadrës korçare, që shënoi me nigerianin Ahanonu (2x) Shaqen dhe Liçon.
Golat e Abazajt (p), Përgjonit dhe Patrick nuk sollën asnjë pikë për skuadrën e Ahmatajt, që sot regjistroi humbjen e shtatë sezonale në Superiore.
Tirana mbetet e katërta me 30 pikë, katër më shumë se Laçi dhe pesë mbi Skënderbeu.
“Paqe” në “Loro Boriçi”. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes.
Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).