Gol spektakolar nga mesfushori shqiptar, Rijeka përmbys Hajdukun
Një shqiptar i jep fitoren Rijekës në transfertën e vështirë përballë Hajdukut të Splitit.
Lindon Selahi, futbollist u grumbulluar në Kombëtaren Shqiptare në kohën e Edy Rejas, shënoi në minutën e 75-të një gol me shumë peshë, kur rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1.
Në fakt, vendësit shënuan të parët me Pukstas që në minutën e 15-të, ndërsa Obregon barazoi shifrat në të 55-tën.
Selahi lëshoi një diagolane perfekte brenda zonës, me topin që përfundoi në rrjetë.
Tre gola në total për Selahin në këtë sezon për Rijekën në elitën e futbollit kroat.
Mesfushori shqiptar ka shënuar gjithashtu në barazimin 2-2 me Dinamon e Zagrebit dhe në fitoren e thellë 6-0 kundër Istrias.