Xavi lajmëroi lamtumirën, një italian në “pole-position” për Barcelonën
Roberto de Zerbi është kandidati i parë për të marrë në drejtim Barcelonën në fund të sezonit.
Pas humbjes 5-3 në shtëpi ndaj Villareal, trajneri aktual Xavi Hernandez njoftoi se do të largohet pas skadimit të kontratës në qershor.
Shumë shpejt kanë filluar zërat për teknikun e ri të katalanasve dhe De Zerbi i Brightoni është i pari në listën e favoritëve. Pas Roberto de Zerbit renditet Rafa Marquez, i cili momentalisht drejton ekipin e dytë të Barcelonës, ndërkohë që Julen Lopetegui vjen i treti.
Barcelona ndodhet aktualisht në vendin e tretë në LaLiga, 10 pikë larg kryesuesve të Real Madridit. Roberto de Zerbi shquhet për aplikimin e një lojë sulmuese dhe këtë e ka vërtetuar në cdo skuadër që ka drejtuar, së fundmi edhe tek Brightoni.
Në sezonin e parë me “The Seagulls”, ekipi i De Zerbit mbërriti deri në gjysmëfinalen e FA Cup dhe u rënditën të shtatët në Premier League, ku siguruan kualifikimin në Europë për herë të parë në histori.
Filozofia e teknikut italian mund t’i përshtatet mjaft mirë Barcelonës, që e ka në ADN-në e saj futbollin e shpejtë dhe sulmues.