Sinner bën historinë, triumfon në “Australian Open”
Italiani Jannik Sinner ka shkruar historinë.
Sinner ka triumfuar në finalen e madhe të “Australian Open”.
Italiani rrëmben trofeun e parë të “Australian Open” në karrierën e tij të tenisit, duke mundur në finale ndaj Daniil Medvedev.
Në finalen e “Australian Open”, pas një ndeshje që zgjati 3 orë e 44 minuta, tenisti italian mposhti me përmbysje Daniil Medvedev.
Medvedev dominoi në dy setet e para teksa i mbylli ato me rezultatin identik 6-3, 6-3. por, Në setin e tretë, Sinner u fut në lojë dhe e mbylli atë me fitoren 6-4. Nga ai moment, besimi i italianit arriti kulmin dhe për të nisi një ndeshje tjetër.
Sinner barazoi kështu në 2-2 falë fitores së setit të katërt me shifrat 6-4, ndërsa në setin final, gjithçka shkoi në të mirë të italianit, i cili e mbylli setin me shifrat 6-3 dhe festoi të parin titull Grand Slam në karrierë.