Pioli: Keqardhje që nuk e fituam ndeshjen
“Ne largohemi me keqardhjen që nuk e fituam ndeshjen”.
Kështu është shprehur Stefano Pioli për mediat italiane pas barazimit të Milanit me Bolognan.
“Rossonerët” dhe Bologna luajtën baras (2-2), të shtunën në kuadër të elitës së futbollit italian.
Tekniku italian mendon se ishin dy penalltia që humbura, por sipas tij, skuadra e tij pati shumë mundësi ta fitonte ndeshjen.
“Është e vërtetë që patëm dy penallti të humbura, por patëm shumë mundësi të fitojmë. Pësuam dy gola nga një Bologna e shkëlqyer”, tha Pioli.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ta fituar. Ne duhet të përmirësohemi akoma”, ka theksuar trajneri i “Rossonerëve”.
Pas këtij barazimi, Milani zë vendin e tretë me 46 pikë të tubuara.