Helenius flet për humbjen ndaj Joshuas: Nuk e mbaj mend nokautin
Boksieri Robert Helenius, ka folur për humbjen që pësoi nga Anthony Joshua në meçin e së shtunës.
Helenius u ballafaqua me Joshuan, në vend të Dylian White, i cili nuk u lejua të garoj për shkak se doli pozitiv në testin e dopingut.
Kështu, Helenius mundi që ta përballojë vetëm gjashtë raunde Joshuan, i cili në raundin e pasues e nokautoi, transmeton KK.
Për Joshuan, ky ishte nokauti i parë që nga viti 2020, kur triumfoi ndaj Kubrat Pulev.
“Nuk e mbaj mend nokautin, gjendja fizike ishte duke m’u dobësuar në atë pikë”, u shpreh Helenius.
“Natyrisht që më dhembë, më së shumti zemra. Doja që me të vërtetë që ta fitoja këtë ndeshje. Do ta shohim se çka do të del nga kjo”.
Sa për Heleniuesin nuk dihet me kë do të ballafaqohet në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Joshua pritet të ndeshet me Wilderin në Arabinë Saudite, në fillim të vitit të ardhshëm.