Empoli i Ismajlit ndal Juvën
Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë kundër Empolit, duke luajtur baras 1-1, të shtunën në kuadër të Serie A.
Juve dhe Empoli luajtën në Torino, në një sfidë interesante edhe pse u shënuan vetëm dy gola.
“Zonja e Vjetër” e cila nga minuta e 18-të luajti më një lojtar me pak për shkak se Milik u largua më karton të kuq, e kontrolloi lojën më mirë në terren, megjithatë, skuadra mike në të cilin tashmë titullar i padiskutueshëm është edhe mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, ia doli të rrëmbejë një pikë tejet të rëndësishëm nga ky udhëtim i vështirë.
Vlahovic (50’), kalojë Juvën në epërsi prej 1-0, derisa Baldanzi (70’), ia sigurojë një pikë Empolit.
Pavarësisht barazimit, Juve mbetet në krye të tabelës me 53 pikë, dy më shumë së ndjekësi Inter, kurse, Empoli është e parafundit me 17 sosh.