Real Madrid sërish fiton me përmbysje, mposht Las Palmas

Real Madrid sërish fiton me përmbysje, mposht Las Palmas

Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Las Palmas, në kuadër të xhiros së 22-të në La Liga.

“Los Blancos” po vazhdojnë me “traditën”, duke triumfuar me përmbysje nga 1:0 në 1:2 për t’i arkëtuar pikët e plota.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ku të dy skuadrat kishin raste shënimi por që s’i finalizuan.

Portieri Andriy Lunin bëri një paraqitje mahnitëse duke ia mohuar golin vendasve, që tentuan disa herë nga afërsia.

Në fillimin e pjesës së dytë, Las Palmas krijuan një kundërsulm mahnitës me Ramirez që asistoi për mrekulli te Javier Munoz që e dërgoi topin brenda rrjetës (53’).

Pas kësaj, Real Madrid sulmojë me të gjitha forcat duke e përmbysur në fund. Fillimisht, Vinicius Junior me një goditje vollej pas një asistimi maestral të Edourdo Camavingas e barazoi rezultatin (65’).

Ndërsa, heroi ishte i inkuadruari Aurelien Tchouameni që realizoi me kokë pas harkimit nga këndi të Toni Kroosit (84’).

Real Madrid tani merr kreun e La Liga-s me 54 pikë derisa Las Palmas renditet në pozitën e tetë me 31 sosh.

Share This