Statistikat i japin të drejtë merkatos, 47% e golave të Milan nga të ardhurit e verës
Ndeshjet e fundit në Serie A, flasin në favor të Milan. Kuqezinjtë ia kanë dalë të fitojnë në katër takimet e fundit duke ruajtur kontaktet me dyshen e kreut Juventus dhe Inter.
Në verë, skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli pësoi ndryshime të shumta në organikë, megjithatë të ardhurit duket se e kanë justifikuar shpenzimin dhe besimin e drejtuesve të klubit.
Të paktën statistikat janë në favorin e tyre. Kështu, 47% e golave (24 nga 51 gola) të shënuar nga Milan në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, kanë ardhur nga të rinjtë e afruar në verë.
Për t’u anashkaluar nuk janë as asistet teksa nga 38 asistë në total gjatë këtij sezoni, 13 mbajnë firmën e lojtarëve të afruar në merkaton verore.
Kështu, Pulisic, Loftus-Cheek, Jovic, Okafor, Reijnders apo edhe Chukëueze rezultojnë me një kontribut të rëndësishëm në organikën e Piolit.