Lajm i keq për Barcelonën, lëndim i rëndë për Balde
Nuk kanë të sosur telashet për Barcelonën. Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, katalonasit marrin një tjetër goditje.
Lëndimi i mbrojtësit Alejandro Balde, i cili u largua pas vetëm 22 minutash lojë në ndeshjen Ateltico-Barcelona, duket më i rëndë sesa mendohej.
Klubi ka bërë të ditur rezultatet e testeve të cilave iu nënshtrua mbrojtësi i krahut, të cilat zbuluan një lëndim të rëndë në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë lojtarin e ri t’i nënshtrohet një operacioni.
Nuk dihet se sa kohë lojtari do të jetë larg fushës së blertë, por siç raportohet, Balde me shumë gjasa do të detyrohet të humbasë ndeshjen e dyfishtë kundër Napolit në fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve, e planifikuar për 21 shkurt (ndeshja e pare) dhe 12 mars (ndeshja e kthimit).
Në ditët në vijim, lojtari do të fluturojë drejt Finlandës për t’iu nënshtruar një operacioni me doktorin Lasse Lempainen, një nga mjekët më të mirë në këtë fushë.