Guardiola për Klopp-in: U trondita nga lajmi, por do të fle më mirë

Guardiola për Klopp-in: U trondita nga lajmi, por do të fle më mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar vendimin e homologut të tij tek Liverpool, Jurgen Klopp, i cili tashmë e ka konfirmuar largimin nga “Anfield” në fund të këtij sezoni.

Klopp pas nëntë vitesh në krye të “The Reds” do të largohet nga Anglia.

Guardiola thotë se do t’i mungojë shumë Klopp, por ai e pohon se do të fle më mirë.

“Personalisht do të më mungojë shumë Jurgen. Por më duhet të them që të paktën do të fle më mirë. Netët para se të luaja në Liverpool ishin një makth. U trondita nga lajmi, mendoj se edhe Manchester City po humbet diçka. Nuk mundemi të flasim për periudhën tonë të artë, pa folur edhe për Liverpoolin si kundërshtar”, ka thënë Guardiola.

Share This