Tare: Inter mes favoritëve në Champions, Inzaghi trajner i madh
Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Igli Tare ka folur për garën për titullin kampion në Itali mes Interit dhe Juventusit, duke u ndalur veçanërisht te Simone Inzaghi, me të cilin fillimisht ka luajtur dhe më pas ka punuar gjatë kohës së tij te Lazio.
“Interi mbetet skuadra që duhet mposhtur sepse ka bërë goxha investime ne merkato dhe është një skuadër e fortë, por gjithçka do të vendoset në mars. Zikaltërit tani do të kenë kundërshtarë të vështirë si Fiorentina, Juve, Roma dhe Atalanta, plus Atletico në Champions League. Ata do të duhet të rezistojnë në këto takime dhe të mos gabojnë.
Për sa i përket alternativave cilësore, Interi nuk ka rivalë, por ky avantazh, të paktën në Serinë A, përfundon duke u zhdukur nëse luan çdo tre ditë, pa harruar edhe ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
Unë e vendos Interin së bashku me Bayernin dhe Cityn mes favoritëve në Champions. Simone është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe di të menaxhojë angazhimin e dyfishtë javor. Ai e konfirmoi këtë në Superkupë: kishte ekipin më të fortë dhe ia doli të sjellë në shtëpi trofeun.
Tani atij i mungon titulli për të kurorëzuar karrierën e tij, por edhe në krye të Lazios Inzagi kishte fituar Kupa dhe ishte kualifikuar në Ligën e Kampionëve, ka thënë mes të tjerash drejtuesi i njohur shqiptar.