Ballkani fiton miqësoren me Dynamo Kyiv
Skuadra e Ballkanit ka arritur fitore ndaj skuadrës së njohur ukrainase, Dynam Kyiv.
Rezultati i ndeshjes miqësore të zhvilluar në Turqi, ku të dyja skuadrat gjenden në kuadër të përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri, ka qenë 2-0.
Mamadou Danfa dhe Albin Berisha kanë gjetur golat për kampionin kosovar.
Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se kjo ishte ndeshja e fundit gjatë qëndrimit në tokën turke.
“Me këtë përballje e mbyllim edhe turin përgaditor në Turqi, ku për dy javë skuadra ka stërvitur intenzivisht, duke kapur ritmin dhe duke ngritur gradualisht edhe formën.
Ushtrimeve u kthehemi në Suharekë, për të qenë sa më gati për sezonin pranveror në Superligë”, ka shkruar skuadra e Superligës.