“Broja mund të bëhet si Drogba apo Kane”

“Broja mund të bëhet si Drogba apo Kane”

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochetino ka thënë se Armando Broja nuk do të largohet, por beson se ai mund të bëhet si Didier Drogba apo Harry Kane.

“Të gjithë sulmuesit e mëdhenj kanë kërkuar kohën e tyre kur kanë qenë të rinj. Ata duhet që të gjejnë balancën e tyre. Por unë prapë mendoj se Armando Broja ka potencialin të jetë sulmues i jashtëzakonshëm. Procesi kërkon kohë. Unë e krahasoj gjithmonë Brojën me Harry Kane. Kane shkoi në huazim te Leyton, Norëich dhe u desh disa kohë derisa mbërriti momenti i tij”.

“Në gjashtë muajt tonë të parë, Broja filloi të luante vetëm në dhjetor dhe në janar dhe atëherë nisëm të shihnim potencialin e tij. Ka vuajtur një dëmtim të madh dhe është e vështirë. Dhe ne jemi te Chelsea, Broja po përpiqet, por njerëzit bëjnë krahasime me sulmues të mëdhenj si Didier Drogba apo të tjerë, kjo është gjithmonë e vështirë për një djalë të ri”, ka thënë Pochetino.

Share This