“Gënjeshtar”, vëllai i Karim Benzema mohon rikthimin te Reali
Karim Benzema ka prishur raportet me Al-Ittihad. Goleadori francez ka mall për futbollin europian dhe së fundmi po përflitet për rikthimin e tij te Reali i Madridit.
Shtypi francez shkruan se Carlo Ancelotti ka kërkuar ta ketë sërish nën urdhrat e tij në “Santiago Bernabeu”, opsion që vëllai i 36-vjeçarit e ka mohuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Gënjeshtar”, shkruan vëllai i Karim Benzema, duke iu referuar gazetarit që ka nxjerrë lajmin e rikthimit te “Los Blancos”. Ekip me të cilin sulmuesi fitoi gjithçka, edhe Topin e Artë në 2022.
Me fanellën e Realit, Benzema zhvilloi 648 ndeshje, shënoi 354 gola dhe dhuroi 165 asiste për shokët e skuadrës në 14 sezone të kaluara në Spanjë.
Ndërkohë që në Arabinë Saudite, ai numëron 12 gola dhe 5 asiste në 20 takime të luajtura në të gjithë kompeticionet me Al-Ittihad.