Ceferin i përgjigjet Bobanit: Nuk e meriton komentin tim

Ceferin i përgjigjet Bobanit: Nuk e meriton komentin tim

“Largimi i Bobanit? Ai nuk e meriton komentin tim. Ata që e njohin atë dhe mua, natyrisht do të dalin në përfundimet e tyre. Kongresi, dhe jo një individ i vetëm, ka autoritetin për të përcaktuar çdo ndryshim. Ne kemi besim në procesin tonë kolektiv dhe vendimmarrjen demokratike, për të na udhëhequr në mënyrë efektive drejt së ardhmes”.

Kështu presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për “La Repubblica”, është përgjigjur në lidhje me dorëheqjen e zëvendëspresidentit Zvonimir Boban, i cili akuzoi Ceferin se dëshiron të garantojë ligjërisht riemërimin e tij në vitin 2027.

“A kam ndërmend të kandidoj sërish në vitin 2027? Do ta them kur të vijë koha”, ka thënë shkurt kreu i UEFA-së.

Share This