Giroud: Gjithmonë në krah të Piolit, ndihem mirë te Milani
Me 10 gola dhe shtatë asiste në kampionatin aktual, në moshën 37-vjeçare, Olivier Giroud është një nga protagonistët e mëdhenj të Milanit, por e ardhmja e tij me kuqezinjtë është në dyshim.
“Ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Por e di që ndihem mirë këtu dhe se kam bërë gjëra të mëdha te Milani. E jona është një histori dashurie. Nuk e kemi trajtuar ende temën e rinovimit me klubin, do të shohim dhe do të vendosim më vonë. Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të fokusuar në objektivat e ekipit”, ka thwnw Giroud.
Ai ka folur edhe pwr mundwsinw e transferimit nw Amerikw.
MLS? Ka edhe vende të tjera, në fund të sezonit do të hapen më shumë mundësi dhe unë do të marr vendimin tim. Si futbollist dhe si familjar”, ka thënë sulmuesi francez në një intervistë të gjatë për “La Gazzetta dello Sport”.
E ardhmja e numrit 9 është në dyshim por edhe ajo e Stefano Piolit, vazhdimisht në pikëpyetje që nga fillimi i sezonit.
“Kur ishte në qendër të stuhisë fola me të, duke i dhënë gjithmonë mbështetjen time. I thashë: ‘Edhe unë e kam kaluar këtë situatë, jam gjithmonë këtu nëse ke nevojë për mua’. Kur shënova kundër Romës, festova edhe për të. Trajneri dhe unë kemi një marrëdhënie besimi reciprok: Unë gjithmonë jap më të mirën për të dhe për ekipin dhe ai e di këtë”, tha francezi.
Sulmuesi ka folur edhe për objektivat për pjesën e mbetur të sezonit.
“Objektivi është të fokusohemi në pjesën e mbetur të sezonit. Nëse jemi mirë dhe bëjmë siç duhet, mund të përpiqemi të shkurtojmë diferencën me Juventusin dhe Interin, që po zhvillojnë një sezon të mrekullueshëm. Në prill do të ndeshemi me të dyja, njëri pas tjetrit, duhet të jemi në maksimumin tonë në ato sfida. Fillimisht fitojmë dhe grumbullojmë pikë, pastaj flasim. Për momentin është e vështirë të mendosh për titullin.
Europa League? Është një trofe që do të përpiqemi ta fitojmë edhe sepse mungon në koleksionin e trofeve të klubit. Objektivi 20 gola? Po, unë mund t’i bëj. Unë nuk i vendos vetes asnjë pengesë për golat”, ka theksuar Giroud.