Sinner shkruan historinë, eliminohet Djokoviç
Tenisti italiani Jannik Sinner ka bërë historinë.
Sinner bëhet italiani i parë që prek finalen e “Australian Open”.
Italiani në një sfidë dramatike mposhti numrin një të botës Novak Djokoviç me rezultatin 3-1 (6-1, 6-2, 6-7, 6-3).
Italiani fiton me lehtësi 2 setet e para, por serbi reagon duke fituar me “tie break” 7-6 setin e tretë.
Megjithatë, Sinner fiton edhe setin e katërt dhe shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e “Australian Open”, ku në duelin finale do të përballet me fituesin e sfidës Medvedev-Zverev.