Guardiola replikon me Ceferin: Na respektoni

Guardiola replikon me Ceferin: Na respektoni

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka akuzuar edhe një herë Manchester City-n për shkelje të rregullave të Fair Play-t financiar.

Trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola nuk është dakord dhe në prag të ndeshjes kundër Tottenhamit, e vlefshme për turin e katërt të FA Cup, hidhet në sulm.

“Le të respektojë procedurat. Si avokat dhe president i UEFA-s, Ceferin duhet të presë dhe vetëm atëherë të bëjë atë që beson”, ka thënë Guardiola.

Ceferin në një intervistë për “Telegraph” deklaroi se UEFA “kishte të drejtë” kur vendosi në vitin 2020 të përjashtonte Manchester City-n nga garat ndërkombëtare për dy vjet për shkelje të rregullave financiare.

Megjithatë, dënimi u anulua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (TAS), e cila la në fuqi mbrojtjen angleze dhe i sanksionoi me një gjobë të thjeshtë prej 10 milionë eurosh.

Shkurtin e kaluar, Premier League akuzoi gjithashtu City-n për 115 shkelje të rregullave ekonomiko-financiare. Për momentin ka përfunduar faza e hetimeve paraprake dhe është caktuar nisja e seancës, megjithëse data nuk është bërë e ditur.

Share This