11 milionë euro nga Anglia për talentin, Inter përgjigjet me një “jo” të thatë
Inter refuzon 11 milionë euro nga West Ham për talentin, Valentin Carboni.
Ky i fundit është aktualisht në huazim te Monza dhe ia ka dalë falë performancës së tij të dallojë në Serie A e të ketë “tifozë” nga Anglia.
Megjithatë, te Inter janë treguar të “prerë” në këtë rast pasi kanë refuzuar menjëherë pa iu dhënë anglezëve shumë mundësi për negociata. Në 15 ndeshje të këtij sezoni mes Serie A dhe Kupës së Italisë, lojtari i datëlindjes së vitit 2005 ka shënuar dy gola duke dhuruar edhe tre asistë.
Argjentinasi nga Buenos Aires është bërë pjesë e të rinjve të Inter në vitin 2021, me zikaltërit që kanë shumë pritshmëri rreth fantazistit.