Ronaldo dhe transferimet që kushtuan më shumë, ja sa humbën klubet

Ronaldo dhe transferimet që kushtuan më shumë, ja sa humbën klubet

Në sezonet e fundit, shumë emra të mëdhenj evropianë janë detyruar të sforcohen, për të blerë lojtarë të mirë të dobishëm, për të bërë një hap përfundimtar në cilësi dhe për të arritur objektivat e vendosura.

Jo gjithmonë ka ecur në mënyrën më të mirë, me lojtarë që nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë, si në rastin e Coutinho dhe Hazard, të cilët zbarkuan respektivisht te Barcelona dhe Real Madrid për shuma të mëdha. Në lupë është edhe kalimi i CR7 te Juventus.

Sipas një studimi të siguruar nga CIES, braziliani Coutinho është lojtari që i kushtoi më shumë klubit të tij, mes shumës së investuar pas nënshkrimit dhe shifrave të regjistruara në momentin e transferimit. Barcelona, ​​në fakt, regjistroi një vlerë prej -132 milionë euro, me ish-lojtarin e Interit që nuk performoi siç pritej.

Hazard dhe Dembele kompletojnë podiumin, ndërsa Cristiano Ronaldo zë vendin e gjashtë, me -82 për Juventusin. -72, megjithatë, në rastin e Gonzalo Higuain, një sulmues për të cilin bardhezinjtë paguan 90 milionë euro në arkat e Napolit dhe më pas e shitën në MLS.

I katërti, i barabartë me Dembele, një kampion i kalibrit si Neymar Jr (-122), aktualisht i dëmtuar.

Share This