“Tifozët na duan”, De Rossi lavde Arabisë Saduite: Futbolli këtu po pëson evolucion te madh

“Tifozët na duan”, De Rossi lavde Arabisë Saduite: Futbolli këtu po pëson evolucion te madh

Para pak ditësh, shkarkimi i teknikut, Jose Mourinho i liroi vendit ish-“shkatërruesit” të mesfushës së “Verdhkuqve”, Roma-s, Daniele De Rossi, me këtë të fundit, që e ka nisur në mënyrë perfekte “aventurën” e tij, si teknik i klubit të zemrës, teksa numëron dy fitore nga dy sfidat e para, një në kampionat, me rezultatin e ngushtë,  2 me 1 dhe një në miqësore, ndaj arabëve të Al-Shabab, në të njëjtin rezultat.

Menjëherë pas fitores së ngushtë, në miqësore e Rijadit, ish-mesfushori italian ka thënë disa fjalë për mediat, nga ku i ka kërkuar skuadrës që të japin maksimumin, për t’u bërë gati sa më shpejt të jetë e mundur, në kuadër të sfidës së kësaj jave, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ndaj Salernitana-s, në “Stadio Arechi”.

“Ne punojmë mirë, kjo miqësore i ka prishur pak planet. Kemi humbur pak nga programi i punës por kemi marrë njohuri për veten tonë. Kemi pasur një përvojë të re”, – u shpreh, pas përfundimit të sfidës “strategu” italian.

Më tej në fjalën e tij, tekniku i “Verdhekuqve”, nuk mund të mos i bënte “qokën”, as vendit organizator të merkatos, teksa ka folur edhe për ndryshimet dhe përparësitë që futbolli ka njohur së fundmi në Arabinë Saudite.

“Është një vend, veçanërisht në nivel futbolli, në një evolucion të madh, të gjithë jemi pak kuriozë të shohim se çfarë po ndodh dhe ndoshta më vonë do të kemi mundësinë ta vizitojmë më me qetësi. Njerëzit këtu janë të sëmurë për futbollin e Romës, shoh tifozë me tatuazhet e skuadrës. Është një surprizë shumë e këndshme, ata po bëjnë investime të çmendura, ndoshta pas disa vitesh do të kthehemi dhe do të gjejmë një strukturë edhe më të evoluar”, deklaroi De Rossi.

Share This