Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligë, ja arsyeja
Superliga e Kosovës në hendboll, është shtyre për një javë.
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
“Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), të shtyhet për një javë. Stinori pranveror ishte planifikuar të fillonte më 3 shkurt, por me kërkesë të klubeve, për shkak të telasheve me ngrohje në palestra, është shtyrë për një javë. Ndeshjet e para kampionale për këtë vit do të zhvillohen më 10 e 11 shkurt”, thuhet në njoftimin e FHK-së.
Për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, Superliga e femrave vazhdon më 9 mars.