Ofertë e re e Cityt për Lucas Paquetan
West Ham e ka refuzuar ofertën e parë prej 70 milionë eurove të Mancheser Cityt për brazilianin Lucas Paqueta.
Por, si duket bisedimet mes dyja klubeve do të vazhdojnë.
Kjo pasi “citizens” planifikon edhe ofertën e dytë për londinezët.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha se së shpejti do të bëhet publike kjo ofertë.
Ai theksoi se prioritet i skuadrës së Pep Guardiolas, është sigurimi i shërbimeve të Lucas Paquetas.
E po ashtu edhe braziliani e dëshiron një transfer të tillë dhe një marrëveshje personale me klubin.
Mesfushori, Cole Palmer, mund të përfshihet në ofertën e re të cilën City do ta bëjë së shpejti.
Ndërsa drejtuesit e klubit West Ham do bëjnë menjëherë një ofertë per mesfushorin e Ajaxit Mohammed Kudus, nëse largohet Lucas Paqueta. /KK/