Milan në kërkim të një sulmuesi, Zirkzee në listën e ‘Rossonerëve’
Klubi i madh italian, AC Milan raportohet se është hedhur në sulm për të blerë një sulmues.
Sipas medieve italiane, “Rossonerët” janë të interesuar për sulmuesin e Bologna-s, Joshua Zirkzee.
Holandezi është duke treguar formë të lartë këtë sezon të garave, duke shënuar 7 gola në 19 ndeshje të luajtura.
22-vjeçari holandez ka një klauzolë largimi prej 40 milion eurosh, shifër që mund të ulet nëse do të përfshihej në marrëveshje Saelemaekers (aktualisht i huazuar te Bolongn-s, që ka të drejtën e blerjes së lojtarit për 12 milionë euro).
Drejtuesit e Milanit mendojnë se Zirkzee është lojtar i duhur për skuadrën e tyre.
Milani siç raportohet, shumë shpejtë do të kontaktojë Bologna-n për ta shikuar mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit.